Site icon PORTALB

Boris Johnson heq dorë nga shtetësia amerikane

Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson

Boris Xhonson

Ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson ka heq dorë nga shtetësia e tij amerikane, bënë të ditur përmes një dokumenti Departamenti amerikan i Thesarit, njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Ish kryebashkiaku i Londrës, i lindur në Nju Jork, kishte shtetësi të dyfishtë dhe dorëheqja e tij është kuptuar nga lista e publikuar me emrat e personave që kanë dhënë dorëheqje nga shtetësia amerikane, njoftojnë mediat amerikane.

Kurse askush nga Zyra e ministrit të Jashtëm Britanik nuk e ka komentuar lajmin.

Exit mobile version