Site icon PORTALB

Liqeni i Ohrit një centimetër nën minimumin e lejuar, rrjedhat e ujit ulen

Liqeni i Ohrit

Liqeni i Ohrit

Niveli i Liqenit të Ohrit është një centimetër nën minimumin e lejuar, njoftoi sot DPHM.

Drejtoria informon se rrjedhat e ujit kanë trend të uljes dhe paralajmëruan për qarkullim të kujdesshëm pranë tyre.

Analiza javore hidrologjike tregon se niveli i lumit Vardar në Jegunoc, Shkup dhe Veles ka qenë më i lartë nga mesatarja për këtë periudhë të vitit, ndërsa në Vardar afër Demir Kapisë dhe në lumenjtë e tjerë, Treskë, Pçinje, Kriva Rekë, Bregallnicë….. ndryshon.

Niveli i ujit i Drinit të Zi, megjithatë, nga e hëna deri të premten ka lëvizur mes 18 dhe 33 centimetra që është drastike nën mesataren e cila arrin 123 centimetra.

Exit mobile version