Site icon PORTALB

Afganistan: Vriten 6 punonjës të Kryqit të Kuq

Afganistan

Komiteti i Kryqit të Kuq ka thënë se gjashtë punonjës të saj janë vrarë gjatë një sulmi në krahinën veriore afgane, Jovzian.

Organizata bëmirëse ndërkombëtare ka thënë sot se një tjetër punonjës i saj rezulton i zhdukur, transmeton REL.

Shefi i policisë krahinore, Rahmatullah Turkistani ka thënë se incidenti ka ndodhur 35 kilometra në perëndim të kryqytetit krahinor, Shibirghan.

Deri më tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por Turkistani ka thënë se militantë besnik ndaj grupit ekstremist, Shteti Islamik janë të pranishëm në këtë rajon.

Talibanët e kanë mohuar se janë të përfshirë në këtë sulm.

Exit mobile version