Site icon PORTALB

Ka ngordhur njëri nga dy luanët e detit në Kopshtin Zoologjik të Shkupit

Luan deti

Kopshti Zoologjik i Shkupit informoi se sot në mëngjes ka ngordhur njëri nga dy luanët e detit të cilët janë sjellë nga Kopshti Zoologjik i Kroacisë, njofton Portalb.mk.

“Nuk e dimë nëse arsyet për ngordhjen e luanit të detit kanë qenë temperaturat mjaft të ulëta dhe kushtet meteorologjike. Luani i detit është dërguar në autopsi dhe pas marrjes së rezultateve do t’u informojmë më detalisht”, thuhet në kumtesën e Kopshtit Zoologjik.

Me reagim është paraqitur organizata për mbrojtjen e kafshëve “Anima Mundi”, e cila fton që të bojkotohet Kopshti Zologjik.

Exit mobile version