Site icon PORTALB

Së paku 20 të vrarë nga sulmi në Kabul

Ilustrim

Së paku 20 veta, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë në një sulm vetëvrasës pranë ndërtesës së Gjykatës Supreme në Kabul, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e Afganistanit, shkruan Rel, përcjell Portalb.mk.

Zëdhënësi Wahidullah Majroh tha se së paku 41 veta janë plagosur.

Sulumuesi vetëvrasës ka hedhur veten në erë derisa punonjësit kanë qenë duke hyrë në autobus, në parkingun e kompleksit të gjykatës, tha në anën tjetër zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Najibullah Danish.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Exit mobile version