Site icon PORTALB

Sarkozi para gjykatës për shkak të aferës për financim të fushatës në vitin 2012

Nicolas Sarkozy

Nicolas Sarkozy

Ish-presidenti francez, Nikollas Sarkozi do të nxirret para gjykatës për shkak të aktakuzës se ilegalisht ka marrë para për financim të fushatës së tij për zgjedhjet presidenciale në vitin 2012.

Edhe 13 persona do të nxirren para gjykatës për shkak të aferës, e cila përfshin aktakuza për shpenzim tej mase dhe grumbullim të parave për fushatë në mënyrë ilegale.

Vendimi për nxjerrjen e Sarkozit para gjykatës është sjellur në kohën kur politikanët francezë po përballen me kontroll të shtuar ndaj financave të ytre personale në kohën kur fillon fushata e sivjetme për zgjedhjet presidenciale, që do të mbahen në prill dhe në maj të këtij viti.

Exit mobile version