Site icon PORTALB

Rusia i del në mbrojtje Iranit

Rouhanni-Putin

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, ka deklaruar se Iranin nuk e konsiderojnë si “shtet terrorist” dhe do të vazhdojnë zhvillimin e marrëdhënieve, raporton Anadolu Agency (AA).

Peskov në një deklaratë për gazetarët në lidhje me cilësimin nga presidenti amerikan Donald Trump për Iranin si “shteti numër një terrorist”, tha se “Ne nuk pajtohemi me këtë qasje. Me Iranin kemi marrëdhënie të mira. I kushtojmë rëndësi procesit të marrëdhënieve tona tregtare dhe ekonomike si dhe shpresojmë t’i zhvillojmë ato.”

Duke vënë në dukje se kanë politika të ndryshme me SHBA-në për çështjen e Iranit dhe për disa çësthje të tjera rajonale, Peskov ka theksuar se këto pikëpamje të ndryshme nuk duhet të përbëjnë pengesë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ndër të tjera duke theksuar se është e papranueshme shprehja “Putin është një vrasës” që prezantuesi i televizionit Fox News, Bill O’Reilly përdori gjatë një interviste me Trump, zëdhënësi Peskov ka theksuar se presin nga kanali amerikan që të kërkojë ndjesë.

Exit mobile version