Site icon PORTALB

Interneti shpërthen me “Lironi Melania”-n, pas fotos së re nga Super Bowl (FOTO)

Melania Trump

Melania Trump

Presidenti Donald Trump ka ndjekur ndeshjen finale Super Bowl mes New England Patriots dhe Atlanta Falcons, me bashkëshorten dhe Shefin e Shtëpisë së Bardhë, në klubin e tij të golfit, Trump International në plazhin West Palm, të Florida-s.

Melania ishte veshur me një bluzë të kaltër, pantallona të bardha të ngushta dhe këpucë me taka duke shfaqur edhe një herë elegancën e saj, që impresionon edhe në një veshje më casual sesa zakonisht, por vëmendja edhe kësaj here shkoi tjetër kund, te fytyra e saj.

Para disa ditësh interneti u mbush me komente dhe shpjegime për fytyrën e saj të mërzitur ditën e përurimit që krijoi edhe hashtagun #FreeMelania në Twitter. Mbrëmë, një tjetër foto e Melania-s duke parë ndeshjen me Trump dhe anëtarë të administratës, e ka rikrijuar sërish atë thirrje mishëruese.

Në foto, zonja e parë duket sikur nuk do të jetë fare aty, për të parë atë ndeshje që të tjerëve mesa duket i pëlqen.

Komentet kanë mbushur internetin që nga ai çast.

Exit mobile version