Site icon PORTALB

Shtatë për qind e priftërinjve katolikë në Australi akuzohen për keqpërdorim të fëmijëve

Prifti katolik nga Kosova abuzoi seksualisht me një të mitur nga Zvicra

Ilustrim

Shtatë për qind e priftërinjve katolikë në Australi janë akuzuar për keqpërdorim të fëmijëve mes viteve 1950 dhe 2010, megjithatë ato akuza asnjëherë nuk janë hulumtuar, treguan të dhënat shokuese gjatë hetimit për pedofili në kishë të publikuara sot.

Komisioni mbretëror, i cili hulumton se si institucionet përgjigjen në raste të keqpërdorimit seksual  të fëmijë ka marrë informata se deri te autoritetet kishtare janë paraqitur 4.444 raste gjoja të pedofilisë në disa dhioqeza, që tregon se më shumë se 15 për qind e priftërinjve kanë kryer dhunë.

Australia i dha urdhër Komisionit Mbretëror në vitin 2012 pas shumë dekadash presion, të hulumtohen pohimet për keqpërdorim seksual të fëmijëve përreth vendit.

Mosha mesatare e viktimave në atë kohë ka qenë 10 vjet për vajzat, 11 për djemtë.

Nga 1.880 autorë të dyshuar, 90 për qind ishin burra.

Exit mobile version