Site icon PORTALB

Shkëndija përfundoi përgatitjet në Turqi

KF Shkëndija në Antali

KF Shkëndija në Antali

Me stërvitjen e rekuperimit sot para dite, Shkëndija ka mbyllur fazën përgatitore në Turqi, ndërsa sonte ekipi udhëton drejt Maqedonisë. “Kuqezinjtë” përfundojnë qëndrimin në Belek të Antalisë në Turqi, ku për më shumë se dy javë zhvilluan fazën e dytë dhe kryesore të përgatitjeve dimërore. Pas ndeshjes të së dielës me Okzhtepes nga Kazakistani të fituar 2:1, “kuqezinjtë” sot në mëngjes kishin stërvitje regjeneruese, me të cilën mbyllën aktivitetet sportive në tokën turke.

Pas dite ekspedita niset drejt Maqedonisë ku pritet të arrijë orët e vona. Stafi teknik futbollistëve u ka dhënë dy ditë të lira, para se të vazhdojnë seancat stërvitore në Tetovë. Të shtunën në Sofje kundër CSKA-së do të zhvillohet testi i fundit para fillimit të gjysmëstinorit pranveror i paraparë pë 19 shkurt.

Exit mobile version