Site icon PORTALB

Ushqimet më të mira për lëkurë të re e të bukur

Jo vetëm të qenit gjithmonë në formë, me bark të sheshtë e të tonifikuar, por edhe lëkura e shkëlqyeshme është ndër prioritetet në krye të listës. Edhe për këtë ka disa mënyra për t’ia arritur, mjafton të bësh kujdes me ushqimet.

Ja cilat janë ushqimet më të mira për lëkurë të bukur:

Salmoni

Sipas dermatologes Jessica Wu, salmoni dhe tonet janë testuar si ushqime të pasura me acide yndyrore dhe biotinë, të cilat luftojnë inflamacionin dhe i japin lëkurës shkëlqim.

Avokado

Është një frut që rekomandohet sepse nxit prodhimin e kolagjenit, i cili zhduk shenjat e moshës dhe e bën lëkurën të duket më e re.

Domatja

Dr. Wu thotë se kjo perime rekomandohet për shkak se është e pasur me vitaminë C dhe antioksidantë, që luftojnë radikalet e lira duke e mbajtur lëkurën të pastër dhe të freskët.

Exit mobile version