Persona të panjohur gjatë ditës së djeshme para hyrjes së stacionit hekurudhor në Veri të Shkupit kanë shtënë me gurë ndaj një treni mallrash që udhëtonte në relacionin Vollkovë-Trubarevë, pas çka një person është lënduar.
Siç informojnë nga policia, sulmuesit me gurë kanë thyer xhamin e ndihmës vozitësit dhe kanë lënduar T.S.
Ai është dërguar në qendrën urgjente ndërsa policia është në kërkim të sulmuesve.