Site icon PORTALB

Çetniku që patrullon në Krime, kontrollonte barrikadat në veri

Çetniku që patrullon në Krime, kontrollonte barrikadat në veri

Çetniku që patrullon në Krime, kontrollonte barrikadat në veri

Koha Ditore” ka siguruar fotografi të çetnikut Bratislav Zhivkoviq, i armatosur deri në dhëmbë në veri të Kosovës.
Po ashtu i ulur në barrikada. Në një fotografi, ai shihet me një ushtar amerikan të KFOR-it, i cili ishte duke provuar të hiqte barrikadat në veri të Kosovës. Gazetaka mësuar sepo e shante ushtarin që i luste të largoheshin nga barrikadat.

Mjekroshi nga Zubin-Potoku që është shfaqur duke patrulluar në rrugët e kryeqytetit të Krimesë, është identifikuar nga autoritetet kosovare dhe ato ndërkombëtare si njëri ndër organizatorët e barrikadave dhe sulmeve kundër forcave të KFOR-it, verën e vitit 2011, kur Qeveria e Kosovës kishte dërguar njësitë speciale për të marrë kontrollin mbi pikat kufitare në veri.

Aksioni kishte rezultuar me vrasjen e policit Enver Zymberi, dhe me futjen e Kosovës në negociata politike me Serbinë që kanë sjell një autonomi të gjerë të katër komunave me shumicë serbe.

Exit mobile version