Site icon PORTALB

Nuk ndalet Shkupi, shënon fitoren e 13-të

Festa e futbollistëve të FCC Shkupi

Festa e futbollistëve të FCC Shkupi

Skuadra e Shkupit që garon në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll në sallë, në ndeshjen e javës së 13-të, të luajtur në palestrën “Enver Idrizi” ka luajtur ndaj skuadrës Ciko nga Gjevgjelia.

Shkupi shënoi fitore me rezultatin e thellë 8:2, duke mos e vënë në asnjë momente në dyshim fitoren, e cila ishte e 11-ta këtë edicion. Tani më është bërë e zakonshme që golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në kampionat, Erkan Seferi të jetë në formë të mirë, kësaj radhe duke shënuar 3 gola.

Dy gola në këtë ndeshje realizoi Berat Ramadani, ndërsa nga një gol regjistruan edhe Eroll Dalipi, Eljesa Neziri dhe Ylber Alili.
Falë kësaj fitore skuadra e Shkupit arrin në kuotën e 34 pikëve, po aq sa ka edhe Velesi në pozitën e parë, që ndeshjen e javës së 13-të do ta zhvillojë të shtunën kundër ekipit nga Makedonska Kamenica, “Sasa”. /Portalb.mk/

Exit mobile version