Site icon PORTALB

“Ferrari” përplaset me koshin e mbeturinave (FOTO)

"Ferrari" përplaset me koshin e mbeturinave

"Ferrari" përplaset me koshin e mbeturinave

Pronari i një “Ferrari” nuk e ka duruar dot faktin që makina e tij super e shtrenjtë u përplas me një kosh mbeturinash në Madrid të Spanjës dhe u largua menjëherë që atje.

Pronari i “Ferrari”-t Gabino Gamez Gonzalez, 45 vjeç tregon se, nuk e besonte dot atë që kishte ndodhur dhe në gjendje të pandërgjegjshme u largua nga vendngjarja.  Ai i tha policisë se, nuk mund ta shihte makinën e tij në atë gjendje, ndaj u largua.

“Gjithmonë e kam dashur një të tillë. Ajo ishte krenaria dhe gëzimi im, edhe pse më ka kushtuar një krah e një këmbë. Por kur e përplasa me atë kosh të mbushur me mbeturina inerte, u shokova. Nuk durova më, mbaj mend që nisa të ec duke thënë me vete: jo, jo, nuk mund të jetë e vërtetë” tha 45-vjeçari.

Policia tha se makina me 562 kuaj/fuqi po udhëtonte me shpejtësi të madhe./ Shekulli

Exit mobile version