Site icon PORTALB

Turqia e akuzoi Greqinë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare

Konflikt mes Turqis dhe Greqisë

Turqi

Turqia sot e akuzoi Greqinë se e shkel të drejtën ndërkombëtare me stërvitjen ushtarake që mbahet në ishullin Kos në Detin Egje.

Ministria e Turke e Punëve të Jashtme kumtoi se është njoftuar me informacionet mediale greke se pjesëtarë të njësiteve speciale greke me parashuta janë lëshuar në Kos. Me këtë është shkelur Marrëveshja nga vitit 1947 me të cilën janë ndaluar stërvitjet ushtarake në ishull.

“Apeloj deri te fqinji ynë Greqia të përmbahet nga veprimet njëanshme, të cilat mund të shkaktojnë tensione dhe janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë turke të Punëve të Jashtme Hysein Mjuftujoglu.

Exit mobile version