Site icon PORTALB

Zaharova: Ukraina e ka shkelur Konventën e Gjenevës

Marija Zaharova

Ministria ruse e Punëve të Jashtme sot i akuzoi forcat e armatosura ukrainase se e shkelin Konventën e Gjenevës për shkak të sulmeve në Ukrainën lindore dhe shfrytëzojnë armë të ndaluara.

Zëdhënësja e MPJ-së ruse, Marija Zahariva theksoi mbrëmë se Donjecku ishte caku i suleve të armatës ukrainase e cila ka përdorë edhe sisteme raketore “Uragan” dhe “Grad”, ndërsa kanë vdekur disa civilë, midis të cilëve edhe fëmijë.

“Nuk ka kurrfarë arsyetimi për sulmin barbar ndaj Donjeckut, me atë Kievi ashpër e ka shkelur jo vetëm Konventën e Gjenevës nga 12 gushti i vitit 1949 për mbrojtje të popullatës civile gjatë luftës, por edhe të gjitha normal morale. Të bombardosh një qytet që po flen, të shkatërrosh njerëz të pafajshëm, këtë mund ta bëjnë vetëm vandalët”, theksoi Zaharova.

Exit mobile version