Site icon PORTALB

Llala: Ambasadorët më kanë kërkuar arrestimin e Berishës, ministrave dhe ish ministrave

Adriatik Llalla

Kryeprokurori  i Shqipërisë, Adriatik Llalla gjatë intervistës në emisionin”Opinion”, zbuloi fakte tronditëse kur deklaroi se ambasadorë të caktuar të akredituar në Shqipëri i kanë kërkuar në zyrë arrestimin e zyrtarëve të nivelit të lartë.

“Prokuroria dhe unë personalisht kam kontakte të vazhdueshme me trupën diplomatike në vend. Prej tyre kërkohen qëndrime në lidhje me institucionin tonë. Ata kanë përfituar nga imuniteti, ndryshe do ishin para drejtësisë. Në zyrën time ambasadorë të tillë kane ardhur të imponohen duke kërkuar arrestime të tilla. Bëhet fjalë për zyrtarë të nivele të larta. Ministra ish ministra, mi kanë kërkuar. Nuk kishin prova, i kanë kërkuar mbi bazë opinionesh”, tha ai.

Llalla shtoi se “Kam vënë në dijeni presidentin e republikës për këtë çështje dhe presidenti ja ka shprehur shqetësimin. Një pjesë e ambasadorëve kanë mohuar: kanë thënë nuk është e vërtetë. Edhe pse në takim ka pasur njerëz të tjerë. Kjo ka ndodhur rreth dy vjet më parë”, tha kreu i akuzës në vend.

I pyetur për kë bëhet fjalë, Llalla nuk u pajtua që të përmendë emra, por megjithatë pranoi se një nga funksionarët e lartë, që sipas diplomatëve të huaj, duhej të përfundojë në burg, ka qenë Sali Berisha, ish kryeministë dhe ish-shef i shtetit shqiptar.

Exit mobile version