Site icon PORTALB

Donald Trump ka kërcënuar presidentin meksikan Enrique Pena Nieto

Donald Trump

Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar presidentin meksikan Enrique Pena Nieto se do të dërgojë trupat amerikane nëse qeveria e tij nuk ndalon ata që i quan “njerëzit e këqij”.

“Keni shumë ‘bad hombres’ (njerëzit e këqij) aty. Nuk po bëni mjaftueshëm për t’i ndalur. Mendoj se ushtarët tuaj kanë frikë. Tanët nuk kanë, mund t’i sjell aty”, i ka thënë Trump homologut të tij meksikan sipas një transkriptimi nga “Associated Press” të bisedës telefonike të zhvilluar të premten e kaluar mes dy liderëve.

Nga ana tjetër Ministria meksikane e Punëve të Jashtme ka përgënjeshtruar përmbajtjen e kësaj bisede duke e cilësuar si krejtësisht falso.

“Trump dhe Pena Nieto arritën në marrëveshjen për të vazhduar të punojnë dhe se stafi i dy vendeve do të vazhdojnë të takohen për të arritur një marrëveshje pozitive”, vazhdoi Ministria.

Exit mobile version