I shkul qimet? Sipas disa sondazheve, afërsisht 75 për qind të grave shohin një rritje të pazakontë të qimeve ndërsa koha kalon, veçanërisht pas menopauzës. Qimet e mjekrës, që janë problemi më i madh janë zakonisht shenjë e këtyre ndryshimeve hormonale, por dermatologët besojnë që gjenetika luan gjithashtu rol, shkruan revistaclass, përcjell Portalb.mk.
Fijet e bardha
Shkulja e ndonjë thinje nuk do të nxisë mbirjen e saj në të njëjtin vend, siç mendojnë njerëzit, por mund të dëmtojë në mënyrë të qëndrueshme rrënjën e qimes dhe të krijojë zona pa flokë. Zgjedhja është juaja.
Qimet e hundës
Qimet e hundës janë filtër për mikrobet e dëmshme që thithim me ajrin çdo ditë. Shkulja e qimeve do të lejonte bakteret të hynin në trekëndëshin e rrezikshëm, zonën mes gojës dhe hundës ku kalon gjaku që shkon në tru. Nëse bakteret grumbullohen aty mund të shkaktojnë infeksione të rënda, deri dhe ne meningit, kështu që priti nëse është e nevojshme, por mos i shkul ato qime.
Qimet e nishaneve
Ndryshe nga legjendat, nuk ka të dhëna që të shkulësh qimet nga nishani dëmton, por mund të ndikojë që të infektohet nishani dhe të ketë hemorragji, që do tërhiqte më shumë vëmendje sesa një qime e vogël e hollë.
Qimet e sqetullës
Nuk e dimë pse do duhej t’i shkulje me këtë mënyrë, por nëse e bën, specialistët thonë që nuk është absolutisht një ide e mençur. Mundësia e qimeve të brendshme rritet kur i shkul. Më mirë përdor një mënyrë më pak intensive, si brisk, dyll, ose lazer.