Site icon PORTALB

Casillas: Ky është portieri më i mirë në botë (FOTO)

Iker Casillas

Iker Casillas

Ish-portieri legjendar i Real Madrid, Iker Casillas, ia ka propozuar klubit të zemrës një transferim. Spanjolli ka deklaruar që Reali duhet të transferojë portierin e Chelseas, Thibaut Courtois, shkruan lajmi.net, përcjell Portalb.mk.

“Courtois është portieri më i mirë në botë momentalisht”, deklaroi Casillas për “Onda Cero”.

“Ai po kalon një sezon të madh te Chelsea dhe do të ishte fantastik për real Madridin”, shtoi ai.

Courtois ka bërë 22 paraqitje këtë sezon për ekipin nga Londra, duke u bërë ndër më meritorët për sundimin “blu” në Premierligë.

 

Exit mobile version