Site icon PORTALB

Presidenti Ivanov do të fillojë konsultime me partitë politike

Gjorge Ivanov

Gjorge Ivanov

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot do të realizojë takime të ndara me partitë politike, ku do të bisedohet për gjendjen politike aktuale, konfirmuan për MIA-n nga kabineti i Ivanovit.

“Konsultimet me partitë politike parlamentare pasojnë pas takimit me Ivanovin me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Nikolla Ivanovski dhe takimit me euroambasadorin Zhbogar”, thonë nga kabineti i presidentit.

Ivanov në takimin e djeshëm me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese ka theksuar se deri tani ka vepruar vetëm në suaza të të drejtave, detyrave dhe kompetencave të veta, duke e respektuar Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Presidenti Ivanov ka theksuar se lidhur me gjendjen aktuale do të veprojë në pajtim me dispozitat kushtetuese dhe do të veprojë vetëm në interes të shtetit dhe të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Presidenti i Maqedonisë të hënën pati takim me Samuel Zhbogar, shef i delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, ku ishte biseduar për situatën politike aktuale në vend dhe për qëndrimin e BE-së lidhur me këtë çështje.

Exit mobile version