Site icon PORTALB

Sondazh: Pothuajse gjysma e amerikanëve e mbështesin dekretin e Trampit për emigrantët

Donald Trump

Donald Trump

Rreth 49 për qind e amerikanëve e miratojnë dekretin ekzekutiv të cilin e nënshkroi presidenti Donald Tramp për ashpërsimin e politikës emigruese, transmeton TASS, duke iu referuar sondazhit të qendrës për hulumtim sociologjik Ipsos dhe Rojters.

Sondazhi tregon se 49 për qind e të anketuarve në tërësi ose pjesërisht i mbështesin vendimet e Trampit, 41 për qind në shkallë të caktuar ose aspak nuk pajtohen me të, ndërsa 10 për qind nuk kanë qëndrim.

Vetëm një e treta (31 për qind) e të anketuarve kanë deklaruar se ndalesa për qasje në SHBA të qytetarëve nga shtatë vendet myslimane i bën të ndihen më të sigurt. Për 26 për qind ndalesa i shtyn të ndihen më të pasigurt. Sipas 33 për qind të të anketuarve nuk ka dallim, ndërsa të tjerët nuk kanë mendim, tregon sondazhi.

Hulumtimi i zbatuar më 30 dhe 31 janar në të gjitha 50 shtetet dhe me të janë përfshirë 1.201 persona.

Exit mobile version