Site icon PORTALB

“Viber” iu mundëson thirrje falas të prekurve nga vendimi i Trumpit

Japonia blen Viber-in

Aplikacioni i njohur për komunikim “Viber” është kompania e fundit teknologjike që u ka dalë në ndihmë njerëzve të prekur nga vendimi i presidentit Donald Trump për ndalimin e imigrantëve nga shtatë shtete me shumicë myslimane, shkruna koha.net, përcjell Portalb.mk.

Sot kjo kompani ka njoftuar se do t’u mundësojë përdoruesve të prekur thirrje falas në SHBA dhe me shtetet e tyre.

Thirrjet mes përdoruesve të “Viberit” janë gjithmonë falas, por me pagesë janë ato që bëhen me operatorë të ndryshëm telefonikë të njohur si “Viber Out”. “Viber” kërkon mbushjen e kredive nëse përdoruesit duan të bëjnë thirrje në numra të telefonit që nuk kanë qasje në këtë aplikacion.

“Ne lidhim njerëzit. Nuk ka rëndësi kush janë apo nga janë”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Exit mobile version