Një person, i cili i ka pasur 86 bashkëshorte ka vdekur në moshën 93-vjeçare, transmeton Express.
Asistenti i tij personal e ka konfirmuar se Masaba, i njohur si “Baba”, ka vdekur.
“Baba na ka thënë se koha e tij ka ardhur. Ai më tha mua personalisht në momentet e tij të fundit se ai e kishte përmbushur tashmë detyrën e vet hyjnore dhe se ishte i gatshëm ta takonte krijuesin,” ka thënë ai.