Site icon PORTALB

15 muaj burg për ish kryetarin e komunës që ka shkelur njeri dhe ka ikur

15 muaj burg për ish kryetarin e Nagoriçanit të Vjetër

15 muaj burg për ish kryetarin e Nagoriçanit të Vjetër

Një vit e tre muaj burg për ish kryetarin e Nagoriçanit të Vjetër, Miodrag Jovanoviq, i cili në vitin 2012 ka shtypur me veturë një njeri dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjykata e Kumanovës vendosi 1 vit burg për kryerjen e veprës së rëndë penale kundër sigurisë në komunikacion dhe tre muaj burg për mosdhënien e ndihmës së parë në një aksident komunikacioni.

Vëllai i të ndjerit Srgjan Lazarevski, i revoltuar thotë se i është bërë padrejtësi e madhe familjes së tij.

Lazarevski thotë se në seancën e fundit është sjellë një person nga Shkupi i cili e ka shtrembëruar të gjithë të vërtetën rreth aksidentit.

Në vitin 2012, Srgjan Lazarevski ishte shtypur me makinë në qendër të Kumanovës derisa ktheheshte nga puna. Një kalimtar i rastit e ka gjetur disa orë pas aksidentit, pas 10 ditëve në koma Lazarevski ka ndërruar jetë. Ai ka lënë gruan dhe dy fëmijët e tij.

Exit mobile version