Filmi “Hidden Figures” ka qenë befasia e ceremonisë së çmimeve të kritikës amerikane të filmit, SAG pasi arriti të fitojë çmimin për ekipin më të mirë të aktorëve, shkruan Rel, përcjell Portalb.mk.
Ceremonia megjithatë u karakterizua me deklarime të shumta politike gjatë të cilave u kundërshtua urdhëri i presidentit amerikan, Donald Trump për të ndaluar hyrjen në SHBA të udhëtarëve nga shtatë vende me popullatë kryesisht myslimane.
“Hidden Figures,” mbështetet në historinë e vërtetë të tri matematikaneve afrikano-amerikane gjatë viteve të ’60-ta të cilat kanë arritur të mundësojnë suksese të mëdha të programit të hapësirës së SHBA-së.
Filmi arriti të mund në këtë kategori filmat tjerë garues, “Manchester By the Sea” dhe “Moonlight”.
Çmimin për aktorin më të mirë e fitoi Denzel Washington për rolin në filimin “Fences”, ndërsa Emma Stone e fitoi çmimin për aktoren me të mirë për rolin e saj në filmin, “La la Land”.