Dotted eyeliner quhet mёnyra e re qё do ju bёjё tё rinovoni mёnyrёn se si aplikoni penelin, por edhe do ju provokojё tё provoni diçka tё re, shkruan revistaclass, përcjell Portalb.mk.
E vetmja gjё qё duhet tё bёni ёshtё njё pikё nё pjesёn e poshtme tё syrit. Diçka e tillё thekson qerpikёt duke i bёrё ata tё duken mё tё dendur. Gjithashtu luan rol edhe nё shikim.
Kjo tendencё nuk ёshtё diçka e re, sepse qё nё vitet ’60 Twiggy realizonte pika tё vogla nё pjesёn e qerpikёve tё poshtёm pёr t’i kushtuar shikimit mё shumё rёndёsi.
Vite mё vonё, kjo tendenvё u bё edhe pjesё e pasarelave nga disa nga emrat mё tё mёdhenj tё modёs. Nё vitin 2012, Pat McGrath vizatoi njё pikё tё vogёl blu nё pjesёn e poshtme tё syrit pёr fashion show-n e Anna Sui, por tendenca nuk u pёrhap, ashtu siç u pёrhap kёtё vit shkёlqyesi i buzёve sparkling glittery.
Nё vitin 2014 Lucia Pieroni prezantoi versionin e saj dot eyeliner pёr koleksionin Rochas pranverё/verё 2015.
Sё fundmi kёtё tendencё e pamё nga shtёpia e modёs Dior nё Paris nga makeup artist Peter Philips i cili nё vend tё pikёs iu ngjiti modeleve yje tё vogla nё qendrёn e pjesёs sё poshtme tё syve.
Disa nga personazhet e njohura qё e kanё pёrvetёsuar kёtё tendencё kanё qenё Εmma Roberts, Zoe Kravitz dhe Lianne La Havas.
Me pёrhapjen e tij nё Instagram tendenca ёshtё dashuruar edhe nga shumё blogger-e.
E vetmja gjё qё ju nevojitet pёr tё provuar edhe ju tendencёn e re ёshtё njё laps sysh, ose maja e penelit. Sigurisht edhe dora e qёndrueshme.
Pse duhet ta provoni kёtё tendencё?
Nuk kёrkon asnjё teknikё tё vёshtirё dhe as shumё kohё pёr t’u realizuar
Ёshtё njё mёnyrё e re pёr tё shmangur penelin klasik
Mund tё provoni tё gjitha ngjyrat qё dёshironi
Mund ta kombinoni lehtёsisht sipas veshjes