Site icon PORTALB

Gjermani, gjenden të vdekur 6 adoleshentë

Ilustrim

Në kopshtin e një shtëpie në qytetin gjerman Arnsetin janë gjetur trupat e pajetë të gjashtë adoleshentëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia e Unterfranken-it tha se babai i cili nuk kishte arritur të bie në kontakt me fëmijët, shkoi në kopshtin e shtëpisë ku të rinjtë gjatë natës kishin organizuar argëtim.

Në trupat e tyre nuk janë gjetur plagë, prandaj policia po heton mundësinë e helmimit me monoksid-karboni. Shkaku i vdekjes së të rinjve të moshës nga 18 deri 19 vjeç do të dihet pas autopsisë.

Exit mobile version