Site icon PORTALB

Gjykimi i rastit “Kumanova” hapet më 9 shkurt

“Lagjja e Trimave” - Rasti i Kumanovës

Procesi gjyqësor kundër 37 të akuzuarve nga Grupi i Kumanovës hapet për opinioni më 9 shkurt. Këtë lajm për gazetën KOHA e ka konfirmuar avokati Naser Raufi, i cili ka theksuar se prezantimi i dëshmive materiale me karakter të mbyllur nga Prokuroria Publike do të përfundojë brenda seancës së sotme dhe asaj që pritet të mbahet me datë 3 shkurt.

Rihapja e këtij procesi gjyqësor për mediat edhe opinionin e gjerë do të bëhet pas një periudhë tre mujorëshe, gjatë të cilës Prokuroria e shtetit para Trupit gjykues i ka prezantuar audio-materialet nga përcjellja e pjesëtarëve të këtij grupit, nga fillimi i muajit janar 2015 e deri pas datës 10 maj të po të njëjtit vit.

Seanca e sotme e radhës do të vijojë me dyer të mbyllura.

Exit mobile version