Site icon PORTALB

Në Ukrainë është lindur fëmija me tre prindër

Erdhi në jetë pas shumë vitesh të tëra përpjekjeje të pasuksesshme, fëmija, që  përmes një metode të rrallë: atë të fekondimit “in vitro” me tre persona.

Vogëlushja që erdhi në jetë më 5 janar mendohet të jetë bebja e dytë me tre prindër. Një tjetër fëmijë u krijua përmes një metode paksa të ndryshme në Meksikë, vitin e kaluar.

Mjekët përdorën një metodë të quajtur transferimi pronuklear, në atë që konsiderohet si herë e parë në botë. Gjithsesi, ky nuk është fëmija i parë i lindur me ADN-në e tre prindërve.

Ekipi mjekësor i Kievit fertilizoi vezët e nënës me spermën e babait, e më pas transferoi gjenet e kombinuara në vezën e një dhurueseje. Fëmija ka identitetin gjenetik të prindërve, e gjithashtu një pjesë të vogël ADN-je nga gruaja e dytë.

Shkencëtarët shpikën këtë lloj metode për të ndihmuar gratë që rrezikojnë të trashëgojnë çrregullime serioze gjenetike, të kenë një fëmijë të shëndetshëm.

Exit mobile version