Liderët e shtatë vendeve nga Evropa jugore do të mbajnë sot samit, ku do të bisedojnë për lojalitetin ndaj Bashkimit Ebropian, edhe krahas Bregzitit.
Në takimin e sotëm në Lisbonë do të marrin pjesë liderët e Francës, Italisë, Spanjës, Greqisë, Qipros dhe Maltës.
Përfaqësuesit e Portugalisë theksuan se liderët do të përkushtohen në bashkëpunimin e afërt në luftën kundër terrorizmit dhe sigurisë së kufijve.
Gjithashtu, ata do të bisedojnë edhe për mënyrat si të nxitet rritja ekonomike, si dhe harmonizimi i ekonomisë ndërmjet shteteve.