Site icon PORTALB

Turqia kërkoi nga Gugëll informacione për mejlet e fshira të vrasësit të ambasadorit rus në Ankara

Google

Google

Prokuroria turke dërgoi kërkesë zyrtare deri te Gugëll me qëllim që të sigurohen informacione për mejlet e fshira nga posta elektronike e vrasësit të ambasadorit rus në Ankara, mevlud Mert Altëntash, lajmëroi TASS, duke iu referuar gazetës “Dejli Sabah”.

Sipas burimeve të gazetës, gjatë bastisjes së banesës ku jeton Altëntash, janë konfiskuar kompjuter dhe telefon celular.

Inspektorët kanë konfirmuar se vrasësi ka shfrytëzuar postë elektronike të Gugëll, por mejlet i janë fshirë dy orë e gjysmë pas vrasjes më 19 dhjetor.

Ambasadori rus në Ankara, Andrej Karlovo u vra më 19 dhjetor në hapjen e ekspozitës së fotografive në kryeqytetin e Turqisë.

Sulmuesi – nëpunës policor Mevlud Mert Altëntash (22) u vra nga ana e forcave të sigurimit.

Exit mobile version