Site icon PORTALB

Merkel: Nuk ekziston zgjidhje për emigrantët

Angela Merkel

Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot se ende nuk ekziston zgjidhje për atë si në mënyrë të barabartë të ndahet barra e migracionit ndërmjet anëtareve të Bashkimit Evropian.

Ajo deklaroi se do të insistojë në “grimcë solidariteti” të të gjitha anëtareve të Unionit, por theksoi se nuk mund të dijë si do të zhvillohen punët.

Problemi tashmë me vite i shqetëson 28 vendet-anëtare, por kulminacioni i tij ishte pas fluksit të papritur të qindra mijë emigrantëve në Evropë në vitin 2015.

Gjermania mori një pjesë të madhe të emigrantëve, por insiston edhe vendet e tjera të marrin pjesë ose me pranimin e emigrantëve ose me dhënien e mjeteve materiale.

Exit mobile version