Site icon PORTALB

Google mbledh stafin pas urdhrit të Trumpit

Google ka kthyer në Amerikë stafin që udhëton shpesh nëpër botë, pasi Presidenti Trump ka kufizuar hyrjen për shtetasit e shtatë vendeve me shumicë myslimane, transmeton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Presidenti Trump, refugjatëve sirianë ua ka ndaluar hyrjen deri në ndonjë njoftim të ardhshëm. Ndërsa vizat për shtetasit e gjashtë shteteve, duke përfshirë Iranin, Irakun nuk do të lëshohen për gjatë tre muajve të ardhshëm.

Google ka thënë për BBC se është shumë e shqetësuar rreth këtij urdhri dhe kanë thënë se këto masa mund të bllokojnë talent të mëdhenjtë nga SHBA.

Sipas BBC, urdhri i Trump do të thotë se mijëra qytetarë nga Iraku, Irani, Siria, Yemeni, Sudani, Somalia e Libia nuk do t’u lejohet të fluturojnë drejt SHBA-së, edhe në qoftë se ata kanë “Green Card” (lejen për qëndrim të përhershëm).

Exit mobile version