Ambasada gjermane në Tiranë ka njoftuar për gjithë studentët nga Shqipëria dhe Kosova një mundësi të mirë për kurse në Landin e Bavarisë, shkruan Express, percjell Portalb.mk.
Bëhet fjalë për kurse verore të gjuhës gjermane, aplikimet për të cilat do të zgjasin deri në 20 mars. “Aplikoni tani: Landi i Bavarisë ofron bursa për kurse verore të gjuhës gjermane, të cilat jenë të hapura për aplikantë nga Shqipëria dhe Kosova. Për këtë bursë mund të aplikojnë studentë dhe shkëncëtarët e rinj me njohuri paraprake të gjuhës gjermane, minimalisht me nivelin A2. Afati i dorëzimit të aplikimeve është 20 mars 2017”, thuhet ne njoftimin e ambasadës.