Kënga “Me të jeton” e Soni Malajt është pritur mjaft mirë nga publiku dhe komentet pozitive janë pa fund në rrjetet sociale.
Shumë prej fansave e konsiderojnë atë këngën fituese të “Top Fest 11”, ku edhe është prezantuar ky projekt.
Tekstin e këngës e ka shkruar Rozana Radi ndërsa muzikën e ka punuar Adrian Hila.
Kënga është një baladë, e cila flet për një dashuri të vrarë.
Si duket Soni është rikthyer fuqishëm dhe ka goditur në shenjë këtë herë duke qenë një nga pretendentet për të rrëmbyer trofeun e këtij spektakli.