Meksikanët kanë nisur një bojkot të kompanive amerikane, në shenjë revolte ndaj politikave të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).
Aktivistët e shoqatës për Ushqim të Shëndetshëm në Meksikë, ishin të parët që u bënë apel qytetarëve të bojkotojnë kompanitë amerikane.
Përmes Twitterit, ata u bënë thirrje meksikanëve të blejnë prodhime vendore, që përmes kësaj, të penalizojnë kompanitë të cilat përkrahin politikat e administratës së re amerikane e cila është kundër Meksikës.
Organizata të tjera kanë bërë thirrje që të bojkotohen Starbucksi, Coca-Cola, McDonalds dhe Walmart.
Rikujtojmë se presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto, të premten anuloi takimin me presidentin e ri amerikan Donald Trump, i cili ishte caktuar të mbahet më 31 janar.