Site icon PORTALB

Moti sot në Maqedoni

Moti me diell

Më ftohtë sot në mëngjes ka qenë në Manastir dhe Berovë ku janë matur -18 gradë Celsius, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Në Tetovë janë matur -15, në Kumanovë -14, në Shkup në Zajçev Rid dhe në Demir Kapi -13, në Strumicë dhe Shtip -12, në Prilep dhe Mavrovë -11, Në Kriva Pallankë -10, në Lazaropole, Vinicë, Topolçan dhe Pretor -8, në Gjevgjeli -7, në Dojran, Gjurishte, Pozharane, Dibër dhe Ohër -6 dhe në Krushevë -5 gradë Celsius.

Më shumë borë edhe më tej ka në Mavrovë 67 centimetra, në Pozharane dhe Gjurishte 46, në Lazaropole 45, në Krushevë 29, në Manastir 25, në Berovë dhe Tetovë 24, në Demir Kapi 18 dhe në Shkup 16 centimetra.

Gjatë natës së kaluar si dhe në mëngjes gjithandej në vend moti është i kthjellët dhe shumë i ftohët, veçanërisht në pjesët lindore dhe nëpër lugina. Në Manastir është shumë ftohtë me vranësira të vogla, ndërsa në luginat tjera ka mjegull të dobët. Fryen erë kryesisht nga drejtimi verior dhe më shumë është e theksuar në vendet më të larta dhe malet.

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët nga drejtimi juglindor. Paradite me paraqitjen e mjegullës në lugina. Temperatura më e lartë e ajrit do të lëviz në interval prej -2 deri në 6 gradë.

Në Shkup gjatë ditës, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla dhe me erë të dobët juglindore. Temperatura më e lartë do të arrijë deri rreth 1 gradë.

Nesër moti paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë rritje të vranësirave dhe kushte për reshje të borës së lehtë, veçanërisht nga fundi i ditës dhe gjatë natës, si dhe të hënën paradite.

Kjo rritje e vranësirave do të ketë kushte për ngritje të temperaturave të mëngjesit, ndërsa edhe ato të ditës do të kenë tendencë të rritje së lehtë, kumtoi DPHM-ja.

Exit mobile version