Lajm pa relevancë me nëntekst përqeshës

[Recension: Ja çfarë bën tash ish-deputeti i PDSH-së Orhan Ibrahimi]

Lajmi shpeshherë flet edhe mes rreshtave. Nëse çështja për të cilën informojmë kap më tepër dimensione, kjo rrezikon që t’i humbet kuptimi lajmit. Teksti që po recensojmë, në shikim të parë (të titullit) duket se në të vërtetë informon për veprimtarinë e ish deputetit të apostrofuar, megjithatë, artikulli ka tendencë dhe përçon një mesazh tjetër.

Ish-deputeti më i zëshëm i PDSH-së në mandatin e kaluar Orhan Ibrahimi i cili nuk arrit të marrë votat e mjaftueshme edhe për një mandat tani ka ngelur pa punë.

Manipulimi me publikun nuk është informim, por shkelje e parimeve profesionale. Teksti nuk ka informuar asgjë, përpos që ka tentuar të tërheqë lexuesit duke bërë një lajm, nënteksti i të cilit është ironik.

Ja çfarë bën tash ish deputeti i PDSH screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Ja çfarë bën tash ish-deputeti i PDSH-së Orhan Ibrahimi
Data dhe koha e publikimit: 26.01.2017
Data e recensionit: 27.01.2017
Recensues: Adrian Kerimi

Në tekst është taktizuar me efektin e lajmit. Lajmi fillon gjoja me simpatizim të protagonistit, ndërsa përfundon me një thumb gjoja gazetaresk, por aspak konstruktiv dhe profesional.

Ai 1 vit do të marrë apanazh (rrogë) nga kuvendi i Maqedonisë. Deri atëherë ai ka kohë të luaj lojën e famshme shqiptare “OKEY”.

Nëse redaksia vërtet ka qenë e interesuar të informojë për veprimtarinë aktuale të ish-deputetit, këtë do të mund ta bënte duke iu referuar vetë atij. Komentet se ish-deputeti Ibrahimi, si pasojë e humbjes në zgjedhje ka mbetur pa punë, se për një vit do të marrë apanazh dhe se deri atëherë do të luaj “OKEY”, nuk janë elemente lajmi. Ato nuk duhet të thuhen nga gazetarët në përmbajtje informative. Vlerësimet e tilla mund të takojnë konkurrencës politike ose, më në fund, i takojnë publikut.

Teksti, me foton e bashkëngjitur, mund të ishte informatë se ish-deputeti shihet në mesin e bashkëvendësve, për shembull. Gjithashtu, çështja e “papunësisë” së Ibrahimit nuk është trajtuar në format profesional, sepse ai, në mos më tepër, sigurisht se do të jetë i angazhuar si nënkryetar partie në PDSH.

Elemente si këto dhe mostentimi për të kërkuar qëndrim nga vetë Ibrahimi për cilën do çështje për të cilën “informon” teksti, përderisa përmendet emri i tij, e bën artikullin tendencioz dhe të njëanshëm, me qëllime dhe prapavija politike që synojnë denigrimin apo nënvlerësimin e një personi apo individi.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button