Të premten e kaluar, ndërkohë që Donald Trump u bë president 45-të i Shtetëve të Bashkuara të Amerikës, gruaja e tij Melania vodhi vëmendjen e të gjithëve për fytyrën e saj të mërzitur. Në fillim ajo kishte një buzëqeshje shndërritëse në fytyrën e saj, por ajo buzëqeshje u largua në momentin që Presidenti Trump u kthye nga ajo. Shikuesit , duke parë ndryshimin drastik në fytyrën e saj, regjistruan klipin dhe filluan të postonin në rrjetet sociale, ku është shpërndarë me qindra dhe mijëra herë. Por, pyetja kryesore në mendjen e të gjithëve ishte pse një ndryshim i tillë humori në fytyrën e saj, brenda pak sekondave. Por, nëse e shikoni sërish tani do ta keni përgjigjen tuaj.
Shumica e njerëzve janë fokusuar te Melani Trump, kur kanë parë klipin, por nuk duhet ta shikoni atë aspak. Këtë herë përqëndroni vëmendjen te vajza e Donald Trump, Ivanka, e cila është pas njerkës Melani. Nëse i mbani sytë te Ivanka, do të kuptoni ndërkohë që Melania shikon burrin e saj, Ivanka është ajo që bën kontakt me sy me babain e saj, dhe shkëmben një shikim dhe fjalë me të.
Trump shikon vajzën e tij
Por kanë qenë përdoruesit e Twitter ata që kanë zbuluar të vërtetën. Trump u kthye të shikonte vajzën e tij dhe injoroi gruan.
Burimi: Dritare.net