Site icon PORTALB

Kosovë: Jep dorëheqje drejtori i AKI-së

Dorëheqja e Agron Selimaj, drejtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencë

Agron Selimaj, drejtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencë, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

Jo zyrtarisht nga burime brenda kësaj agjencie, KTV-ja merrë vesh se arsyeja e dorëheqjes së Agron Selimajt nga kreu i AKI-së, ka të bëjë me mungesën e informacioneve për ngjarjet në veri të Mitrovicës dhe mos paralajmërimi i Qeverisë dhe Presidencës.

Ai ka dhënë dorëheqje sot gjatë ditës, raporton KTV. Selimaj ishte emëruar drejtor i AKI-së në vitin 2015.

Nga web faqja e AKI-së, Portalb ka siguruar edhe dokumentin e dorëheqjes së drejtorit të saj Agron Selimaj.

 

Exit mobile version