Site icon PORTALB

Lavrov: Negociatat për Sirinë në Gjenevë anulohen për në fund të muajit të ardhshëm

Sergei Lavrov

Sergei Llavrov

Negociatat për zgjidhjen e konfliktit në Siri, të caktuara për më 8 shkurt në Gjenevë u anuluan për në fund të shkurtit, deklaroi ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov.

“Në negociatat e Gjenevës duhet të fillojë puna për kushtetutën e Sirisë”, theksoi Lavrov.

Ai theksoi se projekti rus për kushtetutën e Sirisë, i parashtruar ditëve të fundit deri te delegatët e opozitës siriane në negociatat në Astana, janë përmbledhje e Qeverisë dhe grupacioneve opozitare nga vitet e fundit.

“Teksti i përpunuar nga Siria, do t’u dorëzohet sot edhe përfaqësuesve opozitar sirian, të cilët bisedojnë me Lavrovin në Moskë”, deklaroi për TASS, Ali Abdusalam nga partia kurde Lidhja Demokratike, e cila është pjesëmarrëse në takim.

Sipas Lavrovit, projekti rus për kushtetutën e re të Sirisë është dorëzuar me qëllim që të stimulohet rregullimi i konfliktit në Siri.

Exit mobile version