Site icon PORTALB

Nieto e anuloi takimin me Trampin

Pena Nieto dhe Donald Trump

Presidenti i Meksikës, Enrike Penja Nieto sot deklaroi se qeveria e tij e ka informuar Shtëpinë e Bardhë se ai nuk do të marrë pjesë në takimin me kolegun e tij amerikan Donald Tramp, që ishte caktuar për më 31 janar.

“Sot në mëngjes e informuam Shtëpinë e Bardhë se nuk do të marr pjesë në takimin e punës, që ishte caktuar për të martën me Trampin. Meksika e përsërit gatishmërinë e saj që të bashkëpunojë me SHBA-në në arritjen e marrëveshjes, nga i cili dobi do të kenë të dyja vendet”, theksoi Penja Nieto në artikullin e tij në Tuiter.

Presidentët e Meksikës dhe SHBA-së duhej të takoheshin javën e ardhshme në Uashington për të biseduar për çështjet e tregtisë dhe migrimit, përkujton “Sputnik interneshënall”.

Tramp paraprakisht sot i porosit kolegut meksikan se duhet ta anulojë vizitën e ardhshme në Uashington, derisa Meksika refuzon ta paguajë ndërtimin e murit përgjatë kufirit të dy vendeve.

“Nëse Meksika nuk është e gatshme të paguajë për murin e nevojshëm, atëherë do të ishte më mirë të anulohet takimi i ardhshëm”, theksoi Tramp në Tuiterin e tij.

Nieto paraprakisht porositi se Meksika nuk do ta paguajë murin kufitar të Donald Trampit.

Ai e dha këtë deklaratë, pasi presidenti amerikan nënshkroi dekret për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën që do të jetë i gjatë 3.200 kilometra.

Exit mobile version