Vettingu jep efektet e para, dorëhiqet prokurori, nuk justifikonte dot pasurinë

Vettingu po jep efektet e para.

Prokurori i Kavajës, Sulejman Tola ka dhënë dorëheqjen.

Burime të Top Channel konfirmojnë se Prokurori ka dorëzuar një dokument në Inspektoriatin e Pasurise, ku pohon vullnetin për të mos e dorëzuar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë. Sipas ligjit, ai duhet ta dorëzojë dorëheqjen në Presidencë, por ky institucion nuk pranoi të bëjë komente për këtë rast.

Kushtetuta në nenin G, që është neni i fundit i saj, u jep një mundësi njerëzve të sistemit të drejtësisë që të japin dorëheqjen nëse ata mendojnë se nuk e kalojnë dot kontrollin e pasurisë dhe figurës, ndërsa ligji i Vettingut u jep të dorëhequrve edhe një shpërblim në para.

Kur kanë mbetur edhe 4 ditë nga afati për dorëzimin e formularëve, Top Channel ka mësuar se nga 800 persona që duhet t’i nënshtrohen Vettingut, deri tani formularët janë dorëzuar nga më pak se gjysma, rreth 350.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button