Maqedonia në vendin e 95 sipas ID-së së “The Economist”

Indeksi i Demokracisë (ID) së vitit 2016 i gazetës britanike “The Economist” Maqedoninë e paraqet si shtet me demokraci të përkeqësuar dhe më “regjim hibrid”. Sipas ID-së së “The Economist”, Maqedonia gjendet në kategorinë e shteteve me regjim jo-demokratik nga ku rangohet në vendin 95, nga gjithsej 165 shtete të përfshira në këtë vlerësim, transmeton Portalb.mk.

Në krahasim me vitin 2015, në vitin 2016 niveli i demokracisë së Maqedonisë ka pësuar rrënje për 17 pozita. Në raportin e ri, Maqedonia nga kategoria “demokraci problematike”,  ka kaluar në kategorinë “shtete me regjim hibrid”.

Kategoria “shtete me regjim hibrid” përkap shtetet të cilat karakterizohen me zgjedhje jo-korrekte dhe problematike, probleme në sistemin demokratik, trysni të partive politike në pushtet, mosrespektim të sundimit të ligjit, trysni ndaj gazetarëve dhe gjyqësorit, mungesë të kulturës politike, nivel të lartë korrupsionit dhe zhvillim të dobët të sektorit civil.

Në nivel rajonal, në kategorinë “shtete me regjim hibrid” është edhe Bosnja e cila rangohet në vendin 101 dhe Mali i zi i cili gjendet në vendin e 85. Kurse, Kroacia dhe Serbia janë më mirë duke zënë vendin e 54 dhe 64 të rang listës së ID-së së “The Economist”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button