Dy aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup, prej të cilave në njërën më lehtë janë lënduar tre persona, ndërsa në tjetrën është shkaktuar dëm material.
Policia e komunikacionit dje ka sanksionuar dy shoferë, të cilët e kanë vozitur automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, shtatë shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 18 shoferë të cilët e kanë vozitur automjetin pa patentë shoferi, përkatësisht të paregjistruar, si dhe pesë shoferë të cilët nuk i janë bashkangjitur kufizimeve, ndalesave dhe obligimeve të shfaqura në shenjat e vendosura të komunikacionit. Janë zënë edhe 35 automjete të parkuara në mënyrë joligjore.
Me automjetin special “karrotrec” janë larguar 59 automjete.