Site icon PORTALB

MMJPH propozon masa për zvogëlim të ndotjes

Shkupi - ilustrim, foto arkiv

Vendosja e regjimit të qarkullimit çift-tek, respektivisht propozimi për ndryshim të ligjit për siguri në qarkullim në rrugët dhe Qeveria t’i angazhojë të gjitha institucionet shtetërore dhe publike dhe t’u rekomandojë pushteteve lokale 50 për qind ta zvogëlojnë shfrytëzimin e automjeteve zyrtare.

Këto janë masat që i propozon Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor deri te Qeveria për zvogëlimin e ndotjes.

Siç kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ministri dikasterial Bashkim Ameti sot është takuar me përfaqësues të shoqatave civile dhe kanë diskutuar për problemet aktuale me cilësinë e ajrit ambiental dhe për propozim-masat për zvogëlim të aero-ndotjes.

“Qëllimi i këtij takimi ka qenë që përmes dialogut joformal me përfaqësues të organizatave joqeveritare, të cilat merren me këtë problematikë të shqyrtohen dhe diskutohen masa konkrete, të zbatueshme, të cilat në hark të shkurtër kohor do të japin rezultate të dukshme në zvogëlim të ndotjes së ajrit”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Exit mobile version