Site icon PORTALB

Arifi: “Fituesi me fituesin”, vështirë i aplikueshëm

Teuta Arifi

Nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi në një deklaratë për televizionin Alsat M, ka komentuar Marrëveshjen e majit të vitit 2007 duke e quajtur atë si marrëveshje jo të precizuar. Arifi vlerëson se pas rezultatit të zgjedhjeve është e padrejtë që partia e saj të thirret në emër të këtij parimi, për shkak të mos-pasjes së legjitimitetit të elektoratit shqiptar.

 Kjo marrëveshje i ka pesë pika në të cilat, pika e pestë thotë se pas tejkalimit dhe pas kthimit të BDI-së në parlament do të bisedohet për format e formimit të Qeverisë. D.m.th. nuk është decid, nuk është precizuar. Ajo në këtë moment është vështirë e aplikueshme apo gati e paaplikueshme duke pasur parasysh faktin që nënkupton, nëse do të duam ta nënkuptojmë meqë në mënyrë precize nuk është e precizuar aty se duhet të kemi dy shumica të sakta dhe të qarta. Duke u nisur nga fakti se ne nuk kemi legjitimitetin absolut për të aplikuar këtë parim, tani ai është vështirë i aplikueshëm –deklaroi Teuta Arifi, për Alsat M.

Ndryshe nga nënkryetarja e partisë, zëdhënësi Bujar Osmani thotë se respektimi i këtij parim është shumë i rëndësishëm. Megjithatë ai sqaron se BDI-ja përveç koalicionimit me VMRO-DPMNE-në po analizon edhe opsionet tjera.

Duke folur rreth Marrëveshjes së Majit dhe parimit ‘fituesit me fituesin’, vetë ish kryeministri Nikolla Gruevski, në vitin 2007 kishte deklaruar se bëhet fjalë për një proces verbal që nuk ka peshë të një dokumenti.

Exit mobile version