Site icon PORTALB

Renova e fitoi Shkupin në kontrolluese

Pamje nga ndeshja Shkupi - Renova

Shkupi - Renova, foto arkiv

Dy ekipet shqiptare të Ligës së Parë të Maqedonisë Renova dhe Shkupi kanë luajtur miqësore në Tetovës, ku Renova e ka mposhtur me rezultatin 2:0 Shkupin, raporton Portalb.mk.

Golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë me autor Xhelil Abdullai dhe Emran Ramadani. Shkupi në pjesën e parë luajti me ekipin e parë, ndërsa në pjesën e dytë trajneri, Ardian Nuhiu, ju dha rast futbollistëve nga ekipi i juniorëve dhe kishte disa futbollistë që kishin ardhur në testime.

Ne këtë ndeshje Shkupi luajti pa përforcimet, Sedat Berisha dhe Bunjamin Shabani. Për Renovën kjo ishte miqësorja e dytë, ndërsa për Shkupin e para. /Portalb.mk

Exit mobile version